Revolucion: Zbulohen dy përforcimet e para të Contes te Juventusi

Revolucion te Juventusi, ja si do të rreshtohet skuadra nën drejtimin e Antonio Contes.

Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte janë dy trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus do ta shkarkojë Allegrin dhe në vendin e tij do ta zërë Conte.

Calcio Mercato, ka zbuluar se si do të rreshtohet Juventusi nën drejtimin e Contes, por edhe dy përforcimet e para të 53-vjeçarit në merkaton e janarit.

Nën drejtimin e Contes Juventus do të luaj me skemën 3-5-2. Bremer ka shkëlqyer te Torino me skemën 3-5-2. Kostic do të luante në mesfushë nga krahu i majtë, ndërsa në krye të sulmit Vlahovic-Milik.

Conte ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Evan Ndicka dhe Adama Traores në merkaton e janarit.

Ndickas dhe Traores i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në janar Biankonerët mund ti transferojnë për një shifër modeste.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here