I tradhëtuar nga Ancelotti: Antonio Rudiger nga janari në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Antonio Rudiger rikthehet në Serie A.

Qendërmbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger iu bashkua Realit gjatë kësaj vere me parametra zero.

Në garë për Rudiger ishin disa gjigantë italian, por në fund ai zgjodhi që ta vazhdojë karrierën te Reali.

Rudiger nuk e ka nisur mirë aventurën te Reali, pasiqë nuk po luan titullar dhe në janar dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

Gjermani ndjehet i tradhëtuar nga Ancelotti dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi, shkruajnë mediat spanjolle.

Biankonerët synojnë afrimin e Rudiger që në merkaton e janarit në formë huazimi me opsion blerjeje.

Reali njihet si një klub që nuk i mban lojtarët pa dëshirën e tyre dhe Rudiger sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here