Gati hakmarrja: Milan transferon yllin e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun.

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Interit me parametra zero.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë për Interin, pasiqë Milani arriti të shpallet kampion, ndërsa këtë sezon kriza te Neroaxurët është thelluar edhe më tepër.

Disa lojtarë të Interit pritet të largohen nga klubi për shkak të krizës dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Stefan De Vrij verën e ardhshme me parametra zero.

Qendërmbrojtësi holandez ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën dhe disa klube kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Rosonerët janë përfshirë në garë dhe konsiderohen favorit për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here