Një tjetër kryevepër nga Marotta, ylli 35 milionësh zbarkon në Meazza për vetëm 15 milionë euro.
Inter nuk e ka nisur mirë sezonin e ri duke grumbulluar 12 pikë në 7 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e 7-të në Serie A.
Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit dhe sipas raportimeve të fundit Marotta ka siguruar përforcimin e parë.
Calcio Mercato, shkruan se Inter ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Valencias, Jose Gaya.
Gaya-s i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Valencia rrezikon ta humbasë me parametra zero.
Neroaxurët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe për Gayan janë të gatshëm t’i ofrojnë Valencias 15 milionë euro.
Vlera e Gaya-s në treg është 35 milionë euro, por Valencia pritet ta pranojë ofertën e Interit në janar.