Lajm bombastik: Paulo Dybala largohet nga Roma për 50 milionë euro

Lajm bombastik nga Spanja, Paulo Dybala largohet nga Roma.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala po shkëlqen te Roma këtë sezon duke realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 8 ndeshje të luajtura.

Dybala u largua nga Juventusi pas gjashtë sezoneve me fanellën e Biankonerëve, ndërsa në Olimpico u transferua me parametra zero.

Por argjentinasi duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Olimpico, pasiqë sipas raportimeve të fundit oferta prej 50 milionë eurove për kartonin e tij ka arritur.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për Dybalan.

Roma është e hapur për ta lënë të lirë Dybalan të largohet për 50 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here