Milani gati ta thyej rekordin e klubit për yllin e Premier League.
Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke arkëtuar 14 pikë në 7 ndeshje të luajtura dhe Rosonerët renditen në pozitën e pestë.
RedBird janë të vetëdijshëm se Pioli ka nevojë për një mesfushor dhe për një sulmues të krahut të djathtë.
Gazetari i njohur italian Carlo Pelleggatti, ka zbuluar se Milan është vënë në ndjekje të sulmuesit të Leeds United, Luis Sinisterra.
Skauti i Milanit, Geoffrey Moncada ia ka konfirmuar Pellegattit interesimin e Milanit për Sinisterran.
Sinisterra u transferua te Leeds United për 25 milionë euro nga Feynoordi dhe ka arritur të realizojë 3 gola dhe 1 asistim në 6 ndeshje të luajtura.
Kolumbiani mund të luaj nga të dy krahët e sulmit dhe Rosonerët ëndërrojnë të krijojnë një dyshe të frikshme me Leao-Sinisterra.
Për ta transferuar Sinisterran, Milan do të duhet të shpenzojë 50 milionë euro.