E bujshme: Milan transferon yllin e Tottenham në merkaton e janarit

Gati goditja e parë për merkaton e janarit, Milan transferon yllin e Spurs.

Milan e mposhti Empolin në transfertë me rezultat 1-3 në xhiron e 8-të të Serie A, por kjo fitore ishte me një shije të hidhur pas lëndimit të Alexis Saelemaekers.

Alexis Saelemaekers ka mbyllur vitin dhe nuk do te luaje ndeshjet e mbetura të kuqezinjve në 2022 pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

23-vjeçari belg ka qenë një lojtar i rregullt nën drejtimin e Stefano Piolit këtë sezon, duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet e tyre përveç njëres.

Paolo Maldini është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij dhe sipas raportimeve të fundit Rosonerët e kanë gjetur zgjidhjen te Tottenham.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e Lucas Mouras nga Tottenham në merkaton e janarit.

Braziliani nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Spurs janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet për 5 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here