Oferta prej 60 milionë eurove ka arritur: Miretti largohet nga Juventusi

Oferta stratosferike ka arritur, Fabio Miretti largohet nga Juventusi.

Mesfushori i ri i Juventusit, Fabio Miretti ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon.

Miretti ka luajtur në 10 ndeshje për Biankonerët këtë sezon dhe ka realizuar 1 asistim.

19-vjeçari rrjedh nga akademia e Juventusit, ndërsa kontrata me Zonjën e Vjetër i skadon në vitin 2026.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Pep Guardiola ia ka kërkuar drejtuesve të Manchester Cityt transferimin e Mirettit verën e ardhshme.

Guardiola e pëlqen shumë mesfushorin italian dhe Citizens janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për Mirettin.

Miretti konsiderohet si e ardhmja e Juventusit, por një oferte të tillë Agnelli nuk e ka ndërmend ta refuzoj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here