INZAGHI SHKARKOHET: Trajneri i ri i Interit ka zbarkuar në Milano

Inzaghi bën gati valixhet, Inter ka gjetur trajnerin e ri.

Inter sonte do të përballet me Barcelonën në kuadër të xhiros së tretë të grupit C, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inzaghi do të shkarkohet pas ndeshjes.

SportMediaset, ka zbuluar emrin e trajnerit të ri të Neroaxurëve. Sipas SportMediaset, trajneri i ri i Interit do të jetë Paulo Sousa, i cili është parë në Milano ditën e sotme.

Sousa ka luajtur për Interin dhe Juventusin, ndërsa si trajner në Serie A e ka drejtuar Fiorentinën gjatë sezoneve 2015-2017.

Claudio Ranieri është përmendur si kandidat i mundshëm për stolin e Neroaxurëve, por drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë drejtimin e skuadrës strategut portugez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here