Lajm bombastik nga Gjermania, Bayerni Mynihut synon transferimin e Rafael Leaos.
Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.
Leao e ka nisur sezonin e ri me 4 gola dhe 7 asistime në 10 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.
Mediat gjermane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Bayerni është përfshirë në garë për Leaon.
Bavarezët madje kanë gati ofertën tunduese për Milanin. Bayerni është i gatshëm t’ia ofrojë Milanit, njërin nga dyshja Gnabry-Coman dhe 40 milionë euro në këmbim të Leaos
Mbetet ta shohim se a do ta rinovojë kontratën Leao apo do të largohet nga San Siro verën e ardhshme.