Marrëveshja është arritur: Youri Tielemans në janar te gjiganti italian

Youri Tielemans nga janari në Serie A. 

Mesfushori belg, Youri Tielemans do të largohet nga Leicester City në merkaton e janarit, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Tielemans ishte pranë largimit nga Leicester gjatë verës së kaluar, por kërkesat e larta të klubit anglez zmbrapsën gjigantët europian.

Interesim për Tielemans ka shfaqur Interi, por sipas raportimeve të fundit belgu ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Calcio Mercato, shkruan se Biankonerët kanë arritur marrëveshje personale me belgun dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja me Leicesterin.

Vlera aktuale e Tielemans në treg është 45 milionë euro, por Juventus pritet të paguaj vetëm 5 milionë euro për kartonin e belgut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here