Lajm i bujshëm nga Italia, Andrea Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë Massimiliano Allegrin pas humbjes ndaj Milanit.
Massimiliano Allegri është trajneri më i përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas rezultateve të dobëta në sezonin e ri.
Juventus renditet në pozitën e tetë në Serie A pas nëntë ndeshjeve të luajtura, ndërsa në Champions League kanë pësuar dy humbje dhe kanë regjistruar një fitore.
Biankonerët mbrëmë u mposhtën nga Milani me rezultat 2-0 dhe skuadra e Allegrit u dominua gjatë tërë ndeshjes nga Rosonerët.
Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë Allegrin.
Sipas Calcio Mercato, drejtimin e Juventusit do ta merr trajneri gjerman, Thomas Tuchel.