Oferta prej 150 milionë eurove ka arritur: Rafael Leao largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.

Leao e ka nisur sezonin e ri me 4 gola dhe 7 asistime në 11 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.

Në garë për Leaon janë Chelsea, Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona, por sipas raportimeve të fundit garës i është bashkuar edhe PSG.

Mediat franceze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG planifikon të shpenzojë 150 milionë euro për transferimin e Leao-s verën e ardhshme.

Njëri nga dyshja Neymar-Messi, do të largohen nga Parku i Princave dhe Parisienët e kanë piketuar Leaon si zëvendësuesin e duhur.

Leao konsiderohet si e ardhmja e Milanit, por forcave të tregut nuk i shpëton as portugezi dhe RedBird nuk e ka ndërmend ta refuzojë ofertën e PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here