Lajm i bujshëm nga Italia, Juventus ka trajner të ri.
Massimiliano Allegri është trajneri më i përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas rezultateve të dobëta në sezonin e ri.
Juventus renditet në pozitën e tetë në Serie A pas nëntë ndeshjeve të luajtura, ndërsa në Champions League kanë pësuar dy humbje dhe kanë regjistruar një fitore.
Biankonerët u mposhtën fundjavën e kaluar nga Milani dhe zërat për shkarkimin e Allegrit sa vijnë e shtohen.
Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Juventus ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për strategun francez, Didier Deschamps, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Francës.
Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje personale me Deschamps dhe 53-vjeçari do ta merr drejtimin e skuadrës pas Botërorit në Katar.