Marrëveshja është arritur: Milan siguron super përforcimin e parë për merkaton e janarit

Punë e kryer, Milan siguron super përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Milan u mposht mbrëmë në Champions League nga Chelsea me rezultat 0-2 dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit.

Para përballjes në fushë, drejtuesit e Milanit dhe Chelsea kanë zhvilluar një takim për transferimin e Trevor Chalobah në San Siro.

Chalobah nuk po fiton mjaftueshëm minuta te Chelsea dhe Blutë e Londrës janë të hapur për ta lënë të lirë.

Qendërmbrojtësi anglez bëri një paraqitje të mirë mbrëmë ndaj Milanit dhe sipas Calcio Mercato, Rosonerët dhe Blutë e Londrës kanë rënë dakord për huazimin e Chalobah.

Chalobah do t’i bashkohet Rosonerëve në merkaton e janarit në formë huazimi me opsion blerjeje për 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here