Bombë: Granit Xhaka te gjiganti italian për 20 milionë euro

Lajm bombastik, Granit Xhaka transferohet në Serie A.

Granit Xhaka po shkëlqen me Arsenalin këtë sezon duke realizuar 2 gola dhe 3 asistime në 11 ndeshje të luajtura.

30-vjeçari ishte pranë largimit nga Emirates gjatë verës së kaluar, por falë këmbënguljes së Artetas, 30-vjeçari ka gjetur formën e duhur dhe Topçinjtë renditen në vendin e parë në Premier League.

Xhaka ka kontratë me Arsealin deri në vitin 2024 dhe verën e ardhshme drejtuesit e Topçinjëve do të jenë të detyruar ta shesin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Xhakës verën e ardhshme.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori defanziv dhe Pioli e ka zgjedhur pikërisht Xhakën.

Për të siguruar shërbimet e Xhakës, Milan do të duhet të paguaj 15-20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here