Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e madh për merkaton e janarit

Punë e kryer, Milan siguron goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Milan u mposht edhe në ndeshjen e kthimit me Chelsea në Champions League me rezultat 0-2 dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit.

Pika më e dobët e skuadrës konsiderohet krahu i djathtë i sulmit dhe pas lëndimit të Saelemakers, Rosonerët kanë nisur menjëherë kërkimin e një sulmuesi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Chelsea, Hakim Ziyech.

Ziyech dëshiron largimin nga Chelsea dhe ka ulur kërkesat e tij në mënyrë që t’i bashkohet Rosonerëve në janar.

Drejtuesit e Chelsea janë të hapur ta lënë të lirë Ziyech të largohet për 15-20 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here