Bombë nga Spanja: Sergio Busquets nga janari në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Sergio Busquets në janar te gjiganti italian.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets pritet të largohet nga Camp Nou që në janar, shkruan e përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo.

Busquets ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit dhe 34-vjeçari ka vendosur që të mos e rinovojë atë.

Ditët e fundit Busquets është në qendër të kritikave nga tifozët e Barcelonës, pas paraqitjes së dobët në Champions League ndaj Interit.

Busquets është i gatshëm të largohet nga Barcelona që në janar dhe sipas Mundo Deportivo, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Biankonerët janë të bindur se Busquets mund të ofrojë ende paraqitje në nivele të larta dhe synojnë afrimin e tij në merkaton e janarit.

Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe për kartonin e Busuqets Biankonerët pritet të paguajnë një shifër modeste prej 2 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here