Leao bën gati valixhet, Maldini ka gjetur pasardhësin në Serie A.
Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Milanin.
Leao e fitoi titullin në Serie A duke u shpallur futbollisti i sezonit, ndërsa këtë sezon ka realizuar 4 gola dhe 8 asistime në 13 ndeshje të luajtura.
Chelsea tentoi transferimin e Leaos verën e kaluar duke ofruar 120 milionë euro, por Rosonerët nuk lejuan largimin e tij.
Por situata ka ndryshuar, pasiqë Milan nuk po arrin dot marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka gjetur pasardhësin e Leaos në Serie A.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Atalantës, Ademola Lookman i cili po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 4 gola dhe 3 asistime në 10 ndeshje të luajtura.
Atalanta e bleu Lookman nga RB Leipzig për 9 milionë euro këtë verë, ndërsa për të siguruar shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro.
Nga largimi i Leao-s, Milan do të arkëtojë më së paku 100 milionë euro dhe Rosonerët nuk do ta kenë problem të shpenzojnë për pasardhësin e portugezit.