Bomba e janarit: Eden Hazard te gjiganti italian, nuk është Juventus!

Lajm i bujshëm nga Italia, Eden Hazard nga janari në Serie A.

Eden Hazard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Real Madridi në merkaton e janarit.

Reali e bleu sulmuesin belg në vitin 2019 për 115 milionë euro nga Chelsea, por që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu 31-vjeçari nuk ka arritur të lërë gjurmë duke realizuar gjithsej 6 gola.

Hazard ka luajtur 215′ minuta këtë sezon dhe ka arritur të realizojë 1 gol dhe 1 asisti, por belgu nuk bën pjesë në planet e Ancelottit dhe në janar do të largohet nga Reali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Eden Hazard do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Hazard ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Interi.

Neroaxurët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e djathtë dhe e kanë piketuar Hazard si futbollistin e duhur.

Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Inter do të paguaj 10 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here