Shkëmbim spektakolar: De Paul në San Siro, ylli i Milanit te Atletico

Shkëmbim spektakolar, Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul është i lidhur me një rikthim në Serie A, sipas raportimeve të fundit.

De Paul u transferua te Atletico për 45 milionë euro, por argjentinasi nuk ka arritur të ambientohet më së miri në Wanda Metropolitano dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Interesim për De Paul ka shfaqur Milani dhe Rosonerët janë duke e konsideruar seriozisht transferimin e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Atletico ia ka ofruar Milanit kartonin e De Paul dhe 10 milionë euro, në këmbim të Pierre Kalulu-s.

Kalulu po shkëlqen te Milani dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Edhe pse De Paul është një mesfushor cilësor, Rosonerët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Kalulu.

Rosonerët do të tentojnë afrimin e De Paul nëpërmjet një huazimi me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here