Friedkin hap thesin: Roma transferon yllin e Champions League për 30 milionë euro

Giallorosët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Roma e Mourinhos e ka nisur mirë sezonin e ri dhe në 10 ndeshje të luajtura Giallorosët kanë arkëtuar 22 pikë, 4 më pak se Napoli i vendit të parë.

Edhe përkundër rezultateve të mira, Mourinho synon të bëjë disa goditje në merkaton e janarit dhe mediat spanjolle kanë zbuluar objektivin kryesorë të Giallorosëve.

Bëhet fjalë për lojtarin e Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk, për të cilin klubi verdhekuq duket se ka bërë një ofertë prej 30 milionësh, sipas portalit spanjoll fichajes.net.

Sulmuesi 21-vjeçar ukrainas është nja nga talentet e futbollit europian, Emri i tij ka përfunduar edhe në listën e Arsenal-it, klub që e ndjek prej kohësh.

21-vjeçari po shkëlqen në Champions League ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste deri tani, përveç tre golave dhe pesë asisteve të regjistruar në kampionat.

Mbetet ta shohim nëse Shakhtar Donetsk do ta pranojë ofertën e Romës në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here