Bomba e janarit: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik, Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A.

Njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo është përjeshtuar nga ekipi i Manchester United për ndeshjen me Chelsea e cila zhvillohet të shtunën.

Gjatë ndeshjes Manchester United-Tottenham, Erik Ten Hag e nxorri Ronaldon në nxemje, por në fund nuk e aktivizoi portugezin dhe ky i fundit e braktisi fushën para se të mbaronte ndeshja.

Drejtuesit e Djajve të Kuq nuk e kanë toleruar sjelljen e Ronaldos dhe kanë vendosur ta përjashtojnë nga skuadra.

Ronaldo ka vendosur të largohet nga Old Trafford në janar dhe e përditshmja italiane La Repubblica ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se portugezi do të rikthehet në Serie A.

Sipas La Repubblica, Ronaldo në janar do ta vesh fanellën e Romës. Edhe pse 38-vjeç, Mourinho beson se Ronaldo do të jetë një përforcim i madh për Giallorosët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here