Marrëveshja është arritur: Eden Hazard nga janari në Serie A

Lajm i bujshëm, Eden Hazard në janar te gjiganti italian.

Eden Hazard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Real Madridi në merkaton e janarit.

Reali e bleu sulmuesin belg në vitin 2019 për 115 milionë euro nga Chelsea, por që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu 31-vjeçari nuk ka arritur të lërë gjurmë duke realizuar gjithsej 6 gola.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruajtur se Hazard ka arritur marrëveshje me gjigantin italian.

Sipas Calcio Mercato, Juventus ka arritur marrëveshje personale me Hazard dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja me Realin.

Hazard përfiton 20 milionë paund te Reali, ndërsa te Juventusi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Për kartonin e belgut, Juventus pritet të paguaj 10 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here