Marrëveshja është arritur, Milan siguron goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Milani është ngjitur në pozitën e dytë në Serie A, pas humbjes së Atalantës ndaj Lazios.
Rosonerët kanë tre pikë më pak se Napoli i vendit të parë dhe në janar pritet të bëjnë më së paku një transferim.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka arritur marrëveshje me Chelsea për huazimin e Armando Brojës në merkaton e janarit.
Sulmuesi shkodran është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë, ndërsa këtë sezon me Chelsea ka luajtur vetëm 247′ minuta dhe ka relizuar 1 gol.
Rosonerët e shohin Brojën si një përforcim ideal për vijën e sulmit, pasiqë shkodrani mund të luaj si qendërsulmues, por edhe në krahët e sulmit.