E bujshme: Agnelli shkarkon Allegrin, Juventus ka trajner të ri!

Lajm i bujshëm nga Italia, Andrea Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë Massimiliano Allegrin pas eleminimit nga Liga e Kampionëve.

Massimiliano Allegri është trajneri më i përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas rezultateve të dobëta në sezonin e ri.

Biankonerët mbrëmë edhe zyrtarisht u eleminuan nga Liga e Kampionëve duke u mposhtur nga Benfica me rezultat 4-3.

Sa i përket Serie A, Juventus renditet në pozitën e tetë me 19 pikë të arkëtuara në 11 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Agnelli e ka humbur durimin dhe se ka vendosur ta shkarkojë Allegrin nga detyra e trajnerit.

Sipas Calcio Mercato, drejtimin e Juventusit do ta merr Zinedine Zidane, i cili paralajmëroi rikthimin e tij si trajner.

Zidane ka luajtur për Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001 para se të transferohej te Reali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here