BOMBË: Conte transferon yllin e Interit te Juventusi

Disa dashuri nuk mbarojnë, ato bëjnë xhiro të mëdha… dhe pastaj kthehen.

Po flasim për Antonio Conte-n dhe ‘dashurinë’ e tij për Juventus-in, të cilën ai nuk e ka fshehur kurrë, por që nuk e ka penguar atë të marrë drejtimin e rivalit më të madh të bardhezinjve, Inter-in, duke thyer dominimin e Juventusit që filloi me të në vitin 2011.

Conte dhe Juventus, rrugët mund të ribashkohen nëntë vjet pas lamtumirës së trazuar, ose në qershor 2023 kur cikli i dytë i keq i Max Allegrit ndoshta do të përfundojë (ndoshta disa muaj më parë …).

Juventus e ka nisur në mënyrë katastrofale sezonin e ri duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve, ndërsa në Serie A, Biankonerët renditen në pozitën e tetë.

Agnelli e ka piketuar Antonio Conten si njeriun e duhur për ta nisur ciklin e ri fitues, ndërsa ky i fundit ka refuzuar rinovimin me Tottenham.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Antonio Conte e ka piketuar përforcimin e tij të parë te Juventusi.

Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni-n. Duke parë se kontrata e Bastoni-t skadon në vitin 2024, Juventus mund të kërkojë ta marrë verën e ardhshme për 45-50 milionë euro dhe të plotësojë Conte-n, sipas Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here