Po shkëlqen këtë sezon: Davide Frattesi në janar te gjiganti italian

Davide Frattesi pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Mesfushori i Sassuolos, Davide Frattesi është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Frattesi po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Sassuolos, duke realizuar 4 gola në 12 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Frattesi në janar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Sassuolo.

Sipas Calcio Mercato, Juventus synon transferimin e 23-vjeçarit në merkaton e janarit dhe Biankonerët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtuesit e Juventusit e shohin Frattesin si përforcimin e duhur për vijën e mesfushës, ndërsa Sassuolo sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën e Biankonerëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here