E bujshme: Thomas Lemar te gjiganti italian me parametra zero

Thomas Lemar transferohet në Serie A.

Mesfushori francez, Thomas Lemar pritet të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.

Lemar ka kontratë me Madrilenët deri në qershor të vitit 2023, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 9 ndeshje duke realizuar 1 asistim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Thomas Lemar verën e ardhshme.

Lemar është mesfushor ofanziv dhe Maldini e ka piketuar francezin si zëvendësuesin ideal të Brahim Diaz, i cili verën e ardhshme do të rikthehet te Reali.

De Ketelaere nuk po gjen formën e duhur dhe Pioli dëshiron të ketë më tepër opsione në pjesën ofanzive të mesfushës.

Lemar mund të luaj edhe nga krahu i djathtë i sulmit dhe Rosonerët e shohin atë si një super përforcim.

Atletico Madrid e bleu Lemar për 72 milionë euro, ndërsa vlera e tij aktuale është 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here