Një yll dhe 30 milionë euro, Manchester United synon transferimin e Kalulus.
Pierre Kalulu është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg, pas paraqitjeve mbreslënëse me fanellën e Milanit.
Milan e bleu Kalulun në verën e vitit 2020 për vetëm gjysëm milionë euro, ndërsa sezonin e kaluar 22-vjeçari u kurorëzua me titullin kampion në Serie A.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, vlera e tij në treg është shumëfishuar dhe ofertat sa vijnë e shtohen.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Pierre Kalulus verën e ardhshme.
Djajtë e Kuq madje kanë gati ofertën joshëse për Rosonerët. United do tia ofrojë Milanit kartonin e Diogo Dalot dhe 30 milionë euro për kartonin e Kalulus. Mbetet ta shohim nëse Rosonerët do ta pranojnë ofertën e United.