Bombë: Inter transferon yllin e Napolit

Beppe Marotta për shopping në Maradona Stadium!

Inter mbrëmë e mposhti me lehtësi Sampdorian me rezultat 3-0 dhe Neroaxurët regjistruan fitoren e katërt rradhazi në Serie A.

Skuadra e Inzaghit është rikthyer në formën e duhur, por Marotta ka filluar të punojë për merkaton e janarit, por edhe merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e yllit të Napolit verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për mesfushorin polak, Piotr Zielinski i cili po shkëlqen këtë sezon me Napolin duke realizuar 4 gola dhe 6 asistime në 17 ndeshje të luajtura.

Zielinski ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 dhe verën e ardhshme Napoletanët janë të detyruar ta shesin polakun, për të mos e humbur me parametra zero.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë verën e ardhshme për kartonin e Zielinskit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here