Jo vetëm Bastonin: Conte transferon te Juventusi edhe një tjetër yll nga Interi

Tradhëti e dyfisht, Antonio Conte te Juventusi sëbashku me dy yjet e Interit.

Antonio Conte është trajneri më i përfolur ditët e fundit, pas vendimit për ta refuzuar rinovimin e kontratës me Tottenham.

Conte është i lidhur me në rikthim te Juventusi verën e ardhshme dhe mediat italiane madje kanë zbuluar përforcimet e para të strategut 53-vjeçar.

Alessandro Bastoni është objektivi kryesorë i Contes në rast se rikthehet te Juventusi, por sipas raportimeve të fundit edhe një tjetër yll i Interit mund të transferohet te Zonja e Vjetër.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se përveç Bastonit, Conte synon edhe afrimin e Stefan De Vrij te Juventusi.

Qendërmbrojtësit holandez i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në rast se Conte arrin para marrëveshje me Juventusin në janar, 53-vjeçari do ta bin De Vrij që të mos e rinovojë kontratën me Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here