Nuk po luan te PSG: Carlos Soler në janar te gjiganti italian

Lajm i bujshëm, Carlos Soler transferohet në Serie A.

Mesfushori spanjoll, Carlos Soler mund të largohet nga PSG pas gjysëm sezonit të parë në Parkun e Princave.

Soler ka luajtur në 12 ndeshje këtë sezon duke realizuar 3 gola dhe 1 asistim, por Galtier preferon mesfushor të tjerë.

Drejtuesit e PSG janë të hapur për huazimin e spanjollit dhe Calcio Mercato, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe Soler do të ishte një super goditje për merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here