Shkëmbim spektakolar, Achraf Hakimi rikthehet në Itali.
Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi la gjurmë në Serie A duke fituar titullin me Interin, por problemet ekonomike detyruan Neroaxurët që ta shesin marokenin.
Por sipas raportimeve të fundit, Hakimi mund të rikthehet në Serie A falë një super shkëmbimi.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Lautaro Martinez verën e ardhshme.
Lautaro po shkëlqen me Interin këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje të luajtura.
Parisienët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Hakimit dhe 50 milionë euro në këmbim të Lautaros.
Edhe pse Hakimi la gjurmë te Interi, Neroaxurët vështirë se do të heqin dorë nga Lautaro.