Lajm i bujshëm nga Franca, Alexis Sanchez nga janari përsëri në Serie A.
Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez u largua nga Interi verën e kaluar për ta vazhduar karrierën në Ligue 1 tek Olympique Marseille.
Sanchez e ka nisur mirë aventurën tek Marseille duke realizuar 6 gola në 17 ndeshje të luajtura, por pas eleminimit nga Champions League, kiliani dëshiron të largohet nga Velodrome.
Televizioni i njohur francez RMC Sports, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Sanchez dëshiron rikthimin në Itali që në merkaton e janarit.
Sipas RMC Sport, agjenti i Sanchez ia ka ofruar shërbimet e kilianit Milanit. Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe Sanchez do të ishte një përforcim solid, pasiqë e njeh mirë kampionatin italian.
Sanchez ka kontratë me Marseille deri në fund të sezonit dhe për shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 2 milionë euro.