Inter dhe Atletico Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Inter është rikthyer në formën e duhur, duke u kualifikuar tutje në Champions League, ndërsa Atletico Madrid i ka surprizuar të gjithë duke mbetur jashtë të gjitha kompeticioneve europiane.
Në janar të dyja skuadrat pritet të bëjnë ndryshime dhe sipas raportimeve të fundit mund të kemi një super shkëmbim mes Interit dhe Atletico Madridit.
Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul është i lidhur me një rikthim në Itali, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Diego Simeones.
Interesim për De Paul kanë shfaqur Milan dhe Juventus, por në garë është përfshirë edhe Interi dhe Neroaxurët madje kanë gati ofertën joshëse për Atleticon.
Calcio Mercato, shkruan se Inter do t’ia ofrojë Atleticos në janar kartonin e Robin Gosens dhe 15 milionë euro në këmbim të Rodrigo De Paul.
Atletico ka shfaqur interesim për Gosens dhe bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit në Katar.