Një yll dhe 50 milionë euro: Alessandro Bastoni ka skuadër të re!

Oferta stratosferike ka arritur, Alessandro Bastoni largohet nga Interi.

Qendërmbrojtësi italian, Alessandro Bastoni është njëri nga futbollistët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Interi.

Bastoni ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe ky do të jetë sezoni i fundit për të me fanellën e Neroaxurëve.

Interesim për Bastonin kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa sipas raportimeve të fundit Inter ka marrë ofertën stratosferike.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Manchester City do t’ia ofrojë Interit në verë 50 milionë euro dhe kartonin e Nathan Ake në këmbim të Bastonit.

Vlera e Ake në treg është 30 milionë euro dhe Inter sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën e Citiziens.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here