Maldini është gjeni: Bennacer largohet, në vend të tij vjen ylli 50 milionësh me parametra zero

Bennacer bën gati valixhet, Maldini ka gjetur pasardhësin e algjerianit.

Ismael Bennacer është njëri nga mesfushorët më të kërkuar, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Bennacer ka realizuar 1 gol dhe 1 asist në 19 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët skadon në vitin 2024.

Milan dhe Bennacer janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës dhe algjeriani në verë pritet të largohet nga San Siro.

Rosonerët do të arkëtojnë më së paku 40 milionë euro nga shitja e Bennacer, ndërsa Maldini ka gjetur pasardhësin në Premier League me parametra zero.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Youri Tielemans verën e ardhshme me parametra zero.

Belgut i skadon kontrata me Leicester në fund të sezonit dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here