Operacion €145m : Nicolo Barella largohet nga Interi

Oferta stratosferike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella është njëri nga mesfushorët më të mirë për momentin në botë, falë paraqitjeve mbreslënëse me Interin.

Barella ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij verën e ardhshme.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Real Madridi synon transferimin e Barellas verën e ardhshme.

Los Blancos e kanë piketuar Barellan si zëvendësuesin ideal të Toni Kross dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Sa i përket Barellas, Reali do ti ofrojë italianit kontratë 5 vjeçare me pagë prej 9 milionë eurove në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here