As Juventus dhe as Milan: Aouar tek një tjetër gjigant italian falë një super shkëmbimi

Houssem Aouar transferohet në Serie A falë një super shkëmbimi.

Mesfushori francez, Houssem Aouar pritet të largohet nga Lyoni në janar, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Për gjigantin francez merkato e janarit është mundësia e fundit për të përfituar nga largimi i tij, ndërsa Aouar sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdoj në Itali.

Aouar është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë, ndërsa në garë së fundmi është përfshirë edhe Milani.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, në garë për Aouar është përfshirë edhe Roma dhe Giallorosët madje kanë gati ofertën për Lyonin.

Calcio Mercato, shkruan se Roma do t’ia ofrojë Lyonit kartonin e Karsdorp në këmbim të Aouar.

Roma do ta shfrytëzojë ndalesën e Botërorit për të zhvilluar bisedimet me Lyonin dhe sipas të gjitha gjasave Aouar në janar do të transferohet në Olimpico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here