Punë e kryer, Inter siguron përforcimin e madh për merkaton e janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që duan t’i bëjnë ndonjë dhuratë të rëndësishme trajnerit Inzaghi.
Sipas raportimeve të fundit, Inter ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin francez, Marcus Thuram.
Klubi milanez beson se futbollisti është profili i duhur për të përforcuar repartin sulmues të trajnerit Inzaghi.
Francezit i skadon kontrata me Borussian në fund të sezonit dhe tani mbetet që Neroaxurët të arrijnë marrëveshje me klubin gjerman.
Thuram po shkëlqen këtë sezon në Bundesligë duke realizuar 13 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje të luajtura.