Milan ka gati dy super përforcime për merkaton e janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar dy super goditje për merkaton e janarit.
Rosonerët nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe janë 8 pikë larg Napolit.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Milan synon transferimin e një sulmuesi për krahun e djathtë dhe një mesfushori.
Objektivi kryesorë për krahun e djathtë është sulmuesi i Chelsea, Hakim Ziyech. Marokeni nuk bën pjesë në planet Chelsea dhe në janar sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Milanit.
Sa i përket mesfushës, Rosonerët kanë nisur bisedimet me Lyonin për transferimin e Houssem Aouar. Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Rosonerët do të paguajnë një shifër modeste për kartonin e tij.