Po shkëlqen këtë sezon: Rabiot largohet nga Juventusi në janar për €20m

Adrien Rabiot bën gati valixhet, mesfushori francez ka gjetur skuadrën e re.

Mesfushori francez, Adrien Rabiot sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi në merkaton e janarit, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Rabiot po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola në 19 ndeshje për Juventusin, ndërsa me Francën mbrëmë në Botëror realizoi 1 gol dhe 1 asistim ndaj Australisë.

Për të rinovuar kontratën Rabiot i ka kërkuar Juventusit pagë prej 10 milionë eurove në sezon, ndërsa aktualisht përfiton 7 milionë euro në sezon.

Agnelli nuk e ka ndërmend ti ofrojë një pagë aq të lartë dhe francezi në janar do të largohet nga Zonja e Vjetër.

Calcio Mercato, shkruan se Manchester United synon transferimin e Rabiot në janar dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ti ofrojnë pagë prej 10 milionë eurove.

Për kartonin e 30-vjeçarit, United do të paguaj 20 milionë euro dhe bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here