Milan ka gati tre super përforcime për merkaton e janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar tre super goditje për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, shkruan se Milan në merkaton e janarit do të transferojë dy sulmues dhe një mesfushor.
Goditja e parë për vijën e sulmit do të jetë sulmuesi i Chelsea, Hakim Ziyech. Marokeni do të largohet nga Stamford Bridge në janar, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Graham Potter.
Goditja e dytë për vijën e sulmit do të jetë sulmuesi i Red Bull Salzburg, Noah Okafor. Zvicerani po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 11 gola në 27 ndeshje dhe Rosonerët e kanë piketuar 22-vjeçarin si sulmuesin e së ardhmes.
Sa i përket mesfushës, Milan synon transferimin e Houssem Aouar. Francezit i skadon kontrata me Lyonin në fund të sezonit dhe Rosonerët do të paguajnë 5 milionë euro për transferimin e tij në janar.
Ky operacion në merkaton e janarit pritet t’i kushtojë Milanit më së paku 40 milionë euro.