Bomba e janarit: Adama Traore transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Anglia, Adama Traore nga janari në Serie A.

Sulmuesi spanjoll, Adama Traore do të largohet nga Wolves në merkaton e janarit, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Traore ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon me Wolves dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa agjenti i tij Jorde Mendes ka nisur bisedimet me gjigantët italian.

E përditshmja angleze, The Mirror, shkruan se Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e Adama Traores, Juventusit, Milanit dhe Napolit.

Juventus është në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë, pasiqë Di Maria pritet të largohet në janar.

Sa i përket Milanit, objektivi kryesorë i Rosonerëve është transferimi i Ziyech, ndërsa Adama është opsioni B.

Napoli gjithashtu pritet të bëjë përforcime në merkaton e janarit dhe Adama do të ishte një super goditje për vijën e sulmit.

Vlera e aktuale e Traores në treg është 15 milionë euro, por gjigantët italian do të ofrojnë 5-8 milionë euro për kartonin e spanjollit. Mbetet ta shohim se te cili gjigant italian do të transferohet Adama në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here