Bombë: Conte rikthehet në Serie A, por jo te Juventusi!

Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.

Antonio Conte është njëri nga trajnerët më të përfolur muajt e fundit, pas zërave për rikthimin e tij te Juventusi.

Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, por në xhirot e fundit skuadra e Allegrit ka arritur ta xhejë formën e duhur dhe zërat për shkarkimin e tij kanë pushuar.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Conte megjithatë mund të rikthehet në Serie A, pasiqë një tjetër gjigant italian dëshiron shërbimet e strategut 53-vjeçar.

Sipas Calcio Mercato, Roma e ka piketuar Antonio Conten si pasardhësin ideal të Jose Mourinhos.

Jose Mourinho sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Roma në fund të sezonit, pasiqë nuk po tregon rezultate të mira këtë sezon edhe përkundër përforcimeve të shumta.

Giallorosët dhe Special One pritet ti ndajnë rrugët verën e ardhshme dhe drejtuesit e Romës kanë vendosur që drejtimin e skuadrës tia besojnë Contes.

Conte ka kontratë me Tottenham deri në fund të sezonit dhe verën e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here