Fillon kriza te Juventusi: Dusan Vlahovic largohet për €90m

Bomba e janarit, Dusan Vlahovic bën gati valixhet.

Futbolli italian të hënën u trondit pas lajmit se drejtuesit e Juventusit kanë dhënë dorëheqje nga klubi.

Shkak i dorëheqjes sipas mediave italiane është hetimi i prokurorisë së Torinos për mashtrim financiar.

Juventusi është nën hetim për bilance fiktive dhe plusvalenza fiktive lojtarësh dhe Biankonerët rrezikojnë të skualifikohen në Serie B.

Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët e tjerë italian për t’ia rrëmbyer yjet e skuadrës Zonjës së Vjetër.

Calcio Mercato, shkruan se Dusan Vlahovic do të largohet nga Juventusi në merkaton e janarit, pasiqë Bayerni i Mynihut synon transferimin e tij.

Bavarezët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar sulmuesin serb si goditjen ideale.

Për kartonin e Vlahovic, Juventus kërkon 90 milionë euro, shifër të cilën Bavarezët janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here