Lajm bombastik: Marcus Rashford në Serie A me parametra zero

E bujshme nga Italia, Marcus Rashford transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford po shkëlqen me Anglinë në Botëror duke realizuar 3 gola.

Sa i përket United, Rashford ka realizuar 7 gola në 19 ndeshje këtë sezon, ndërsa kontrata me Djajtë e Kuq i skadon në fund të sezonit dhe interesimi për të është i madh.

Sulmuesi 25-vjeçar nuk do ta rinovojë kontratën me United dhe në fund të sezonit do të largohet nga Old Trafford.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Marcus Rashford sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Milan dhe Juventus janë dy gjigantët italian që do të duelojnë verën e ardhshme për shërbimet e sulmuesit anglez.

Rosonerët e kanë piketuar Rashford si pasardhësin ideal të Leaos, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro.

Juventus mund t’ia ofrojë Rashford pagën që kërkon, por skandali i fundit me drejtuesit, mund ta çojë anglezin drejt Milanit.

Milan apo Juventus, mbetet ta shohim se cilin skuadër do ta zgjedh Rashford verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here