Milan apo Inter? – Zbulohet ku do të transferohet Thuram verën e ardhshme

Marrëveshja është arritur, Marcus Thuram nga sezoni i ardhshëm në Serie A.

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram është në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse.

Francezi ka realizuar 13 gola dhe 4 asistime në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Monchengladbach i skadon në qershor të vitit 2023.

Në garë për sulmuesin francez janë Milani dhe Interi, ndërsa sipas raportimeve të fundit Thuram ka marrë një ofertë joshëse nga Rosonerët.

Sipas Calcio Mercato, Milan i ka ofruar francezit kontratë katër vjeçare me pagë prej 6  milionë eurove në sezon.

Calcio Mercato, shkruan se Thuram do të firmos me Milanin para kontratë në merkaton e janarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here