Çfarë tradhëtie: Ylli i Juventusit transferohet te Interi

Neroaxurët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.

Ditët e fundit është raportuar për largimin e Andre Onanas nga Interi, pasiqë interesim për portierin kamerunas ka shfaqur Manchester United.

Inter e transferoi Onanan nga Ajaxi me parametra zero dhe nga shitja e tij pritet të arkëtojnë 40 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Marotta e ka piketuar portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny, si pasardhësin ideal të Onanas.

Portierit polak i skadon kontrata me Biankonerët në fund të sezonit dhe Zonja e Vjetër nuk planifikon tia rinovojë atë.

Sipas Calcio Mercato, portieri polak dëshiron të mbetet në Serie A dhe është i gatshëm ti bashkohet verën e ardhshme Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here